Rama del ‘nga binarët’, kërcënon hapur Maqedoninë e Veriut

1048
Sigal

Deklarata e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga procesi i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, e ka nxjerrë sot kryeministrin Rama “nga binarët”.

Me një ton aspak diplomatik, perkundrazi tepër kërcenues, Rama i është adresuar publikisht Presidentit te Maqedonisë, duke shkruar ne Tëitter: “Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, – shkruan Rama.

Qendrimi i kryeministrit, në fakt zbulon tre fakte skandaloze. E para që Rama shpreson nga vendet anëtare të BE t’i hapin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave duke e “trajtuar” ne bllok me Maqedoninë e Veriut.

Se si mund që arritjet pozitive të një shteti fqinj, siç ishte dhe Marreveshja e Prespës, të përdoren si “kapital” nga Shqipëria për të marrë “PO”-në e shumëpritur, këtë vetëm Rama mund ta shpjegojë. Negociatat hapen me reforma të brendëshme dhe jo me shantazhe ndaj fqinjëve.

Skandali i dytë i deklaratës së sotme lidhet me faktin se nga gjuha që përdor Rama në këtë reagim, ai qartësisht lë të kuptohet se i trajton shqiptarët e Maqedonisë si ushtarë të tij, që me një fishkëllime nga Surreli mund të rebelohen, jo vetëm ndaj Pendarovskit por dhe ndaj maqedonasve.

Deklaratë më të papërgjëshme që jo vetëm provokon maqedonasit, por edhe vetë shqiptarët në Maqedoni nuk mund të ketë. Me krizen e rëndë që ka provokuar në Shqipëri, Rama jo vetëm po zbeh rolin kyç të vendit tonë si faktor stabiliteti, por duke shantazhuar dhe kërcënuar Pendarovksin ai nuk bën gjë tjetër veçse eksporton krizë dhe në Maqedoninë e Veriut, duke dëmtuar rëndë dhe imazhin e rolin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në rajon.

Pasi zhyti Shqipërinë në kaos, u përfshi direkt në promovimin e idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe tani duke kërcënuar Maqedoninë, Rama po shndërrohet në një politikan të rrezikshëm, që jo vetem rrezikon të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të shqiptarëve por edhe vetë paqen, stabilitetin e sigurinë në rajonin e Ballkanit Përendimor.