Rama: Ç’turp! Partia humbëse grabit SHQUP -in kundër ligjit”

74

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka reaguar pas vendimit  për t’i dhënë SHQUP-in Partisë Demokratike pa firmën e Shefit të Shtabit siç përcakton ligji, duke e cilësuar “turpin e qeverisë”, vendimin për të bërë të vetin SHQUP-në.  “Ç’turp: Partia humbëse që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të vetën!Dhe kundër Ligjit!”. Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milionë shuplakat që i dha populli në 23 Qershor pushtetit plaçkitës! 8 vjet duke gënjyer,vjedhur, vrarë,u ndëshkuan si askush më keq prej 92shit e po ikin duke e ngrënë përditë turpin me babëzinë e të marrit!”, shkruan Rama.