Rama: Çfarë na mban në dy kampe, më e vogël se ajo që na bashkon më 25 qershor

417
Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka thumbuar Lulzim Bashën, duke përsëritur edhe një herë fabulën e timonit. Kryeministri tha se po të ishte në kërkim të pushtetit, Luli do të ishte akoma tek “kompleksi çadra”. “Duhet të çojmë deri në fund betejën për vetingun që pallati të jetë i shqiptarëve. Nëse ka një gjë për të cilën mua më vjen zor për 44 muajt e shkuar është fakti se, janë pafund njerëz që janë ndeshur në zyrat e shtetit me sjellje të papranueshme, që janë ndeshur me kërkesa për ryshfete. Mësojeni mirë, se kjo është një sëmundje që i ka rrënjët thellë në partitë e vjetra, që nuk lënë vendin të bëjë, jo vetëm reformat, por dhe garantimin sa më të mirë të drejtave administrative për çdo qytetar. Nëse doni që e gjitha kjo të marrë fund, për 4 vitet e ardhshme, nëse doni që të shikoni shtet atëherë jepjani votën PS. Jo për idealizëm, por për të bërë shtet”, u shpreh Rama. Ai tha se PS-ja është e vetmja forcë që ka një skuadër njerëzish që e dinë çfarë bëjnë. “Jemi e vetmja forcë që ka kokëfortësinë ta çojnë një gjë deri në fund. Ajo që na ndan apo na mban në dy kampe është më e vogël se ajo që na bashkon në 25 qershor. Për shtetin që duam, për vendin që duam. Në 25 qershor duhet të na bashkojë bindja se vota është një gur i hedhur në themel për të bërë reformat e shtetit që duam. Na kanë ngacmuar për fabulën e timonit, dhe u them të gjithëve; socialistëve dhe demokratëve, dhe atyre që s’kanë votuar: Ju kërkojmë timonin që jo ta mbajmë vetë ne, por mos ta mbajnë disa parti një dorë në timon e një dorë ne. Se po të ishte për pushtet Basha do ishte në çadër që do priste ujin me rrobabanjo dhe në do të merrnim pushtetin me 100 deputetë. Më vjen shumë për të qeshur kur thotë që e përmbysëm gjysmën e qeverisë, do përmbysim dhe tjetrën”, tha Rama.
Sigal