Rama: Çfarë dinjiteti ka me Xhelalin?! Më 22 qershor pa punë do jetë dhe Basha

362
Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në Kamëz për të bërë fushatë në mbështetje të Safet Gjecit për një bashki në drejtim të duhur.
Rama i bëri thirrje edhe demokratëve të votojnë kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane pasi “S’ka për ta gjet gjë Xhelalin edhe po s’e votuat ju, dhe as PD-në s’ka për ta gjetur gjë. Është në parlament dhe pas 21 qershorit. S’ka qenë në qeveri dhe pas 21 qershorit s’ka për të qenë pas 21 qershorit”
“Fushata tyre është kush ta hajë ta hajë dhe kush është budalla ta hajë” tha Rama duke sqaruar “Ja ta zëmë fitoi Xhelali. Kush do ulë taksat Xhelali?! Kush do e bëjë energjinë qyl Xhelali?! S’ka gjë në dorë. Ata çdo të enjte numërojnë njëri tjetrin se 30 vetë kanë ngel me cfarë do i bëjnë reformat ata?!” shtoi më tej Rama duke nënvizuar për kandidatët demokratë se PD “nuk i do për punë por për sherr”
“Varfërinë e papunësinë nuk e solli 23 qershori, por pas 23 qershorit ka nisur një betejë reale që kërkon kohën dhe sakrificat e veta. Çfarë pune dhe dinjiteti mund të ketë me Xhelalin?! E lanë Shqipërinë me 1 milionë të papunë dhe thonë do hapin vende pune të reja, këtyre po u ngelet dhe kryetari i tyre pa pune më 22 qershor” tha Rama.
Sigal