Rama: Bujqësia një ndër tre prioritetet kryesore, mbështetje sipërmarrësve

459
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin me bankat, në dialogun qeveri-fermerë, që po zhvillohet te “Pallati i Kongreseve”, për prezantimin e Fondit në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama ka vënë theksin kryesisht tek bujqësia, duke e quajtur atë një ndër tre prioritetet kryesore. Në lidhje me këtë, ai ka theksuar se do të nxisim financiarisht prodhimin në bujqësi. 
” Sa më shumë ne të jemi në gjende të mbështesim me financime ndërtimin e sa më shumë shembujve të tillë aq më pranë jemi në objektivin e ndryshimit në bujqësi. Këto shembuj na tregojnë që të gjitha ato problematika që nga lart duken të pazgjidhshme si fragmentimi i tokës, në fakt nuk ekzistojnë. Mjafton që ne të mbështesim të gjithë sipërmarrësit që kanë idenë e qartë dhe kanë bazën mbi të cilën të fuqizojnë kapacitetet e tyre në infrastrukturë dhe teknologji dhe zinxhirri i punësimi është i garantuar. Ne duam të shkojmë një hap më tutje dhe për këtë kemi diskutuar me BERZH që në programin e ri me Shqipërinë të vendosi në qendër të vëmendjes për Shqipërinë nxitjen e zinxhirrit të vlerave dhe ciklit të mbyllur të prodhimit në bujqësi. Ne do të transformojnë agjencinë e pagesave në një ndërmjetës mes sipërmarrësve dhe bankave. 
Pra e reja që synojmë është që marrëdhënia me bankat mos jetë e drejtpërdrejtë mes sipërmarrësve dhe bankave, por mes bankave dhe agjencisë sonë të pagesave e cila do të marrë përsipër procesin e kontaktit të mbledhjes së projekteve dhe depozitimit në banka. Kjo do të bëjë që të gjitha vështirësitë që has dikush të neutralizohen dhe nga ana tjetër agjencia e pagesës do të kete jo vetëm rolin e ndërmjetësit por edhe rolin që shteti do të ketë në marrjen e rriskut. Kjo është ideja dhe ne besojmë që konfirmimi që BERZH kësaj ideje, pasi bëri një analizë duke konsideruar që ne fillim kjo mund të bëjë një 10-fishim të financimit të këtyre sipërmarrjeve. Problemi që kanë fermerët nuk është me kreditë, por qëndron se këtë ata nuk mund ta bëjnë dot këtë vetë, sepse financiarisht kjo është e pamundur për ta”, tha Rama.
Sigal