Rama: Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses

521
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, theksoi se, Partia Demokratike nuk e merr seriozisht dekriminalizimin dhe kjo duket qartë nga reagimi i tyre kur goditet krimi.
Duke iu referuar rastit të televizionit Agon Channel, Rama shkroi: “Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses”.
Reagimi i Ramës erdhi pasi ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi vendosjen e sekuestros ndaj televizionit “Agon Channel”, duke thënë se, ky veprim është urdhëruar prej kryeministrit Rama, pasi televizioni në fjalë ishte kritik ndaj tij
Sigal