Rama: Biseda kokë më kokë me Vuçiç jashtëzakonisht e vështirë

453
Sigal

BEOGRAD– Pas përfundimit të takimit me homologun serb Aleksandar Vuçiç dhe konferencës së përbashkët të dy kryeministrave, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama zhvillon një konferencë shtypi me gazetarët shqiptarë në Beograd. Ndërsa e ka cilësuar jashtëzakonisht të vështirë bisedën kokë me kokë me homologun serb, kryeministri Rama thekson se efekti i kësaj vizitë do të jetë në Bruksel.
 
Ndërsa është ndalur tek vizita në Luginën e Preshevës, kryeministri Rama tha se serbët hezituar për këtë temë.
 
“Serbët hezituan që të shkoja në Preshevë. Për Preshevën do të kërkojmë të njëjtat të drejta si të minoritetit serb në Kosovë. Kemi shumë projekte bashkëpunimi, pasi lamë pas armiqësinë. Nuk është vetëm projekti i hekurudhës. Nuk besoj se e provokova Vuçiç me Kosovën, ne i thamë gjërat siç i mendojmë”, tha Rama.