Rama bën për “ujë te ftohtë” administratën e Vlorës: Do skanoheni të gjithë

478
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të shtune në një takim ministrat dhe drejtues të administratës qendrore në qarkun e Vlorës. Gjatë fjalës së tij Rama pohoi se ende qytetarëve u kërkohen certifikata.
Mes të tjerash paralajmëroi faktin se e gjithë administrata shtetërore në qarkun e Vlorës do të skanohet. Po ashtu ai u la 10 ditë kohë afat drejtuesve të çdo institucioni që të përgatisin një raport për çdo punonjës të tyre, duke nisur që nga arsimi dhe diploma.
“Dua të nënvizoj që ne jo vetëm kemi konstatuar, por ky është një mision i përbashkët i qytetarëve që në të gjitha ato shërbime që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ta dhe posaçërisht në zyrat që u shërbejnë atyre, edhe në këtë qark, kemi probleme të mëdha për të zgjidhur. Probleme të mëdha kemi në raport me eficencën e shërbimeve, në raport me sjelljen, në raport me qytetarët. Po ashtu kemi probleme të mëdha në raport me betejën e nisur nga qeveria për të ulur barrën e burokracisë me qytetarët. Po e nis nga më e thjeshta, megjithëse ne kemi aprovuar që në mbledhjen e parë se nuk duhet tu kërkohen më certifikata qytetarëve, vazhdon prodhimi i tyre. Ndonëse numri i tyre po shkon në rënie, sasia e certifikatave dhe sasia e kohës që u merret njerëzve, volumi i radhëve që mbajnë, paratë, vazhdon të jetë në nivele të papranishëm. Për ça arsye u kërkohet certifikata? Kur them certifikata, kërkohen edhe dokumente të tjera. Me vendim qeverie, duhet t’u garantohet vet atyre. Përgjegjësia u takon punonjësve, që prodhojnë ende certifikata. Po ashtu, tek Hipotekat në Vlorë njerëzit rrinë në radhë, dhe aty s’ka njeri. Me arsyetimin kjo se ka defekte. Mirë njerëz që rrinë pa punë, por ka analfabet që merren në punë. Kemi komplet ca njerëz që nuk përputhin as trajnimin, e as eksperiencën. Të tilla raste ka pa fund. Justifikimet për ta, për punët e partisë, duhet të marrin fund. Skanim të gjithë administratës në qarkun Vlorë, dhe përputhshmëri midis vendit të punës, diplomës të çdo individi që mbulon një vend pune. Ky raport i duhet dorëzuar çdo ministri dhe një kopje zv/kryeministres. Ajo ndjek të gjithë procesin që po merremi.”, tha Rama.
Sigal