Rama bëhet ‘dru’ me raki në Vlorë, ngre dolli për Bashën

468
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Vlorë ka ndaluar për të drekuar me një grup peshkatarësh. Dhe ashtu siç e do zakoni shqiptar, në tryezë nuk mund të mungonte rakia dhe dollia.

Por pas ca gotave raki, fillon dhe i do më shumë njerëzit, qofshin këta edhe kundërshtarë politikë, pasi Rama ka ngritur dhe një dolli për kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Hajde ngremë një dolli tani, do pimë për Bashën në Mallakastër. Dhëndër Tepelene e kemi, kur shkon në Hollandë thotë jam holandez, kështu që gëzuar”, -tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë ju ka premtuar peshkatarëve se do tu vijë në ndihmë për zgjidhjen e problemeve.
Sigal