Rama-Basha, nis raundi i dytë në Presidencë

422
“Raundi” i dytë i bisedimeve Rama-Basha nisi! Ndryshe nga takimi i një dite më parë, kur Basha hyri rreth 5 minuta më vonë në Presidencë, pasditen e së enjtes Kryeministri dhe kreu i PD-së hynë thuajse njëkohësisht drejt tryezës së ngritur nga Nishani.
Kryeministri Edi Rama, që e përshkoi rrugën në këmbë, shoqërohet në këtë raund të dytë bisedimesh nga Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të tij, Engjëll Agaçi.
Takimi u thërrit nga Presidenti në orët e drekës. 
“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhej në njoftimin e Presidencës.
Gjatë ditës, shefi i Qeverisë është takuar dy herë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, ndërkohë që nga çadra e protestës, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në takimin e parë të thirrur nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama ofroi më pak nga sa kishte propozuar McAllister.
Sigal