Rama-Barrosos: Statusi, jo trofe Mbyllim reformat e zvarritura

44

TIRANE – Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso mbërriti në Tiranë rrth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, në më pak se një javë nga marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Numri një i Komisionit Europian, i cili 3 herë statusin për vendin tonë, nisi vizitën zyrtare në Tiranë me një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ndërsa në axhendë janë parashikuar edhe takime me autoritetet më të larta të vendit. “Një ditë e shënuar. Tanimë Shqipëria me kartvizitë të re”, kështu është vlerësuar kjo vizitë nga kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Axhenda e Barrosos do të vijojë me një takim me kryeparlamentarin Meta në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, rreth orës 11:00.

Ndërsa në seancën në Parlament Barroso do të mbajë një fjalë në prani jo vetëm të mazhorancës, por edhe të opozitës e cila pas dhjetë ditësh bojkot për shkak të përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha do të rikthehet për të ndjekur presidentin e Komisionit Europian.

Rreth orës 15 kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Bashën do ta presë presidentin e Komisionit Europian në ambientet e bashkisë së Tiranës. Ajo çka do të përmbyllë axhendën e vizitës së Jose Manuel Barrosos do të jetë konferenca që do të mbahet në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, gjykatë kjo e ndërtuar me fondet e BE-së.
Barroso pritet me ceremoni para kryeminsitrise, nis takimin me Ramen
Ora 09:00 
Me një ceremoni zyrtare, presidenti i Komisionit Europian, Barroso, u prit në ambjentet e kryeministrisë, ku nisi vizitën zyrtare në Tiranë në një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.

Rama: Ditë e shënuar. Shqipëria me kartivizitë të re!
Ora 08: 15 
Ditë e shënuar është vlerësuar nga kreu i qeverisë shqiptare, vizita në Tiranë e Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. “Tanimë Shqipëria me kartiviztë të re”, thotë Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri njofton dhe konferencën që do të mbajë me Barroson menjëherë pas takimit me dyer të mbyllura që do të zhvillohet në kryeministri.

“Ditë e shënuar sot. Mikpresim Presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.Tanimë Shqipëria me kartvizitë të re. Konferencë për shtyp në orën 10:15 LiveTv”, shkruan Rama në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Axhenda e Presidentit të Komisionit Europian në Tiranë.

Ora 9.00 nis ceremonia e pritjes së Presidentit Barroso, në Kryeministri.

Ora 10.00 do të zhvillohet Konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe presidentit Barroso.

Në orën 11:00  Barroso do të takohet me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta

Barroso pas takimit me kreun e Kuvendit, do të mbajë një fjalim në Parlament.

Në orën 12:00 presidenti Bujar Nishani pret Presidentin e Komisionit Europian, Barroso

Në orën 15: 15 Barroso do të mbajë një konferencë në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Policia: Nga ora 09:00-10:00, bllokim i trafikut rrugor
Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Tiranë sot do të sjellë edhe bllokim të akseve të ndryshme rrugore.

Kështu sipas njoftimit të bërë nga policia, ditën e nesërme, nga ora 09:00-10:00, do të ketë edhe bllokim të trafikut, ku nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve nga Ish-Hotel Dajti deri tek Kryeministria në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky është edhe orari ku në bazë të axhendës së takimeve të zyrtarëve të shtetit shqiptar me Barroson, do të bëhet edhe ceremonia e pritjes zyrtare e Presidentit të KE-së, në Kryeministri