Rama: ASHE shkon në mbi 1 milionë vota, fitorja e vetme e Bashës ishte që humbi më thellë se Berisha

409
Kryeministri Edi Rama ka theksuar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” se Aleanca për Shqipërinë Europiane ka shkuar në mbi 1 milionë vota në këto zgjedhje.
Ndërsa kryeministri ka ironizuar opozitën duke u shprehur se oferta e re e opozitës shkon në mbi 100 mijë vota minus nga zgjedhjet e vitit 2013. Në fund Kryeministri Rama shprehet se me sa duket e vetmja fitore e Lulzim Bashës ishte që humbi më thellë se Sali Berisha.
“Aleanca jonë shkon mbi 1 milionë vota! Oferta e re mbi 100 mijë minus nga 2013! Si duket e vetmja fitore e LB ishte që humbi më thellë se SB”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.
Sigal