Rama: Ambasadorët e Shqipërisë, mbështetje dhe nxitje për investimet e huaja. Ja fushat prioritare

538
Rama e pranon, asnjë investitor i huaj që nga 2013 në Shqipëri
Kryeministri ishte i prerë ditën e djeshme , në takimin që zhvilloi me ambasadorët. U kërkoi të bëhen pjesë e diplomacisë ekonomike dhe të sjellin investitor të huaj në vendin tonë. Sipas Ramës në katër vjet, asnjë nga ambasadorët nuk ka sjellë një investitor të huaj dhe kjo përbën një shqetësim të madh. “Shërbimi i jashtëm të mbështesë investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik duke bashkëpunuar me qeverinë dhe bashkitë e vendit. Ridimensionimi i diplomacisë ekonomike nuk është objektiv që mund të përmbushet thjesht nga diplomatët, por kërkon kalimin në një nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtpërdrejt në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja”, tha Rama. “Çdo njëri nga drejtuesit e misioneve, çdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar duke këmbëngulur në kalimin sa më të shpejtë të kësaj faze transitore që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit”, shtoi kreu i qeverisë. Rama pranoi se gjatë këtyre viteve ka pasur investitor të cilët janë interesuar për të investuar në turizëm, energji dhe naftë, por asgjë më shumë. Ai u mbështet edhe nga ministri i financave Arben Ahmetaj, i cili ishte edhe më i ashpër ndaj ambasadorëve. 
Sigal