Rama: Administrata, fushatë pas orarit

506
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje punonjësve të administratës të mos tremben nga hija e askujt dhe të bëjnë fushatë. “Iu them të gjithëve që këto janë ditët tuaja, mos dëgjoni askënd që iu bën presione dhe iu tremb me hijen e kushedi se kujt. Të gjitha hijet do të avullojnë në 25 qershor. Të njëjtën gjë iu them dhe punonjësve të policisë dhe gjithë punonjësve të shtetit, të mbarojnë detyrat, të mbarojnë orarin e punës dhe të shkojnë derë më derë t’ju thonë të votojnë për Partinë Socialiste”, tha Rama nga Dibra ku ka qenë në takimin e radhës elektoral. “E njëjta gjë edhe për demokratët, të votojnë numrin dy, se s’ka gjë më të mirë se sa të votosh numrin dy se ajo gjashta se si duket. Votoni numrin dy dhe Partia Socialiste të punojë për Shqipërinë”, tha Edi Rama.
Sigal