Rama acarohet me të rinjtë që fishkëllejnë: Hipni në pemë o bilbila, ja ku e keni pyllin

621
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në panairin e parë të sporteve të aventurës por është acaruar me të rinjtë që për të shprehur entuziazmin ndaj tij fishkëllenin pa pushim.
“Së pari kam një sugjerim këtu për disa djem që fishkëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni të hipni nëpër pemë dhe të fishkëlleni ndërkohë të tjerët, shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar. Dakord bilbila, ja ku e keni pyllin, ju 10 bilbila që jeni këtu, dilni në pyll, hipni nëpër pemë e fishkëlleni”.
Sigal