Radha e zyrtarëve/ Çështja “Shullazi”, nga Tahiri tek rektorët, kush do dëshmojë tek Krimet e Rënda

504
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot të thërrasë në seancën e radhës në çështjen nga Emiljano Shullazit për të dëshmuar një sërë zyrtarësh.
Bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ish-rektorin Dhori Kule dhe rektorin Mynyr Koni. Tahiri, Kule dhe Koni pritet të dëshmojnë në seancë për kërcënimet.
Ish-ministri i Brendshëm, ka dhënë dëshminë e tij edhe më herët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me çështjen kundër Emiljano Shullazit dhe mënyrën se si i ka mësuar kërcënimet që Shullazi i ka bërë rektorit Mynyr Koni dhe rektorit Dhore Kule gjatë procesit të zgjedhjeve në universitete dhe se ç’masa mori për këtë çështje.
Sigal