Radari? Avaz i vjetër…U zbulua një letër, njoftojnë mediet! Uaaauu!

422
Ylli Dylgjeri 
“Letra e zbuluar tregon, se Drejtori i Përgjithshëm Çako njoftonte Ministrin e Brendshëm se nuk punon Radari i kontrollit të hapësirës detare! Pasojat? Skafet e drogës venë e vinë… Pa hyrë në analizën, se kush e nxori letrën, apo kush e kërkon këtë ping – pong përgjegjësie, sepse ky avaz është aq i vjetër sa tregohet edhe një humor në vite…. Në kohën e Xhaxhi Enverit, kur marrëdhëniet me Kinën Popullore ishin më shumë se vëllazërore, gatishmërinë për ndezjen e Radarit të kontrollit të hapësirës detare në Pashaliman e mbanin shokët kinezë. Shoku Li ishte përgjegjës për të. Dihet edhe disiplina e shokëve kinezë në punë. Por një ditë Li-u u sëmur dhe i riu Xeng e zëvendesonte. Mirëpo Xëng-u nuk kish mësuar akoma shqip dhe kur u dha një alarm për shkelje të hapësirës detare, te Radari, u ndodh Xeng-u në këmbë. Komandanti i bazës i tensionuar nga shkelja kërkonte kinezin Li, dhe kur sheh aty Xeng-un, i nxehur i kërkon llogari: Ku është Li ? Xëngu, i emocionuar, me gjysma fjalë shqipe, i përgjigjet: Liu sëmurë. Barku dhemb. Mut s’ka! (dmth Liu ishte zënë kaps e nuk kish dalë në punë)…Por Radari punonte. Kinezi tjetër ishte në punë. Po sot? Sot gatishmëri s’ka. Barku nuk dhemb. M…ka. Radari nuk punon!!! Kush mban përgjegjësi!.
Sigal