Radarët/ Luan Rama i përgjigjet Pjerin Ndreut: Ju socrilindasit më refuzuat, më vjen keq për ju por…

541
Deputeti i LSI Luan Rama i është përgjigjur deputetit të PS Pjerin Ndreu lidhur me debatin për mosfusionimin e radarëvë,
Përmes një statusi në facebook Luan Rama thotë se kërkesa e tij për seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare lidhur me mosfunksionimin e radarëve nuk është pranuar nga mazhoranca.
Teksa i përgjigjet deputeti të PS, Rama shkruan: …“E pra i dashur Pjerin, unë këtë kërkova; pëlqimin e kryesisë së komisionit ose të shumicës së komisionit, pra edhe tënden, që bashkërisht të vendosnim në programin e punës së komisionit edhe seancat dëgjimore për problemet e mosfunksionimit të radarëve të monitorimit të hapësirës tonë detare, të cilin ju socrilindasit e refuzuat!” .
Postimi i plotë i Luan Ramës:

Për radarët dhe Pjerinin…
Meqenëse gjatë karrierës time profesionale e politike, respekti për të gjithë ata me të cilët kam punuar, e veçanërisht për vartësit, ka qenë një konstante e pandryshuar dhe motivues edhe për të gjithë ata, po marr shkas nga një prononcim i Pjerinit, për të sqaruar edhe një herë kërkesën time për seanca dëgjimore me disa prej drejtuesve të institucioneve të sigurisë e zbatimit të ligjit në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit tē Shqipërisë.
Meqenëse ishim në seancën e miratimit te programit të punës së komisionit, propozova të përfshihej në program edhe një cikël seancash dëgjimore me drejtuesit e institucioneve të sigurisë e zbatimit të ligjit; përkatësisht me Drejtorin e Përgjithsēm të Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshēm tē Ushtrisë, Drejtorin e SHISH, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e KLSH, që komisioni të mësojë zyrtarisht prej tyre se si qëndron problemi i mosfunksionimit të radarëve!
Për oportunitet dhe luajalitet ju referova nenit 33 të rregullores së Kuvendit, pasi realisht mendova se për ushtrimin e përgjegjësisë kushtetuese të kontrollit civil dhe te transparencës ndaj qytetarëve, do të gjeja edhe dakordësinë e deputetëve të shumicës parlamentare.
Sepse neni 33 e lejon këtë mundësi, dhe unë doja që vendimi të ishte konsensual, pra që të votonte pro edhe Pjerini, të cilit po ja citoj nenin 33, i cili përkatësisht flet për organizimin e punës së komisionit dhe ku thuhet: “ Me pëlqimin e kryesisë së komisionit ose kur kjo kërkohet nga shumica e anëtarëve të komisionit, kryetari thërret për raportim ose informim para komisionit drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe publike”.
E pra i dashur Pjerin, unë këtë kërkova; pëlqimin e kryesisë së komisionit ose të shumicës së komisionit, pra edhe tënden, që bashkërisht të vendosnim në programin e punës së komisionit edhe seancat dëgjimore për problemet e mosfunksionimit të radarëve të monitorimit të hapësirës tonë detare, të cilin ju socrilindasit e refuzuat!
E nderuara kryetare e komisionit, nuk e pranoi kerkesën time dhe me referoi nenin 36 të rregullores, që jo vetëm si rend kronologjik, por edhe si rend logjik vjen pas nenit 33.
Për ta bërë më të thjeshtë krahasimin, po citoj edhe nenin 36: “Komisioni është i detyruar të realizojë seancën dëgjimore, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”.
Nuk besoj se ka ndonjë njeri që ve në punë arsyetimin logjik që të mos kuptojë diferencën mes nenit 33 dhe nenit 36.
Unë ju referova nenit 33 që edhe deputetët e shumicës të bëheshin pjesë në mënyrë konsensuale në kërkesën për seancat dëgjimore!
Ndërkohë, kryetarja me referoi nenin 36, i cili e detyron komisionin të realizojë seancat dëgjimore edhe pa vullnetin e shumicës, mjafton një kërkesë e motivuar e nënshkruar nga një e treta e deputetëve anëtarë të komisionit!
Thënë më qartë, tani jo vetëm për Pjerinin; nuk doja të ishit të detyruar, por ju ftova të ishit bashkëpunues e konsensualë, sepse realisht mendoja se edhe ju jeni të interesuar të mësoni se si qëndron e vërteta e mosfunksionimit të radarëve, denoncuar fillimisht prej vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Zgjodhët të më refuzoni!
Më vjen keq për ju, po tani do të jeni të detyruar!
Sigal