Qytetari i kërkon Ramës të shkojë në burg, kryeministri: Më merr të keqen

509
Është bërë zakon që kryeministri Rama bashkëbisedon me ndjekësit e tij në Facebook sa herë që ai poston diçka.

Këtë herë një qytetari i ka kërkuar kryeministrit që të shkojë në burg bashkë me politikanët e tjerë.

“O Edi e ke fituar vettingun për gjyqtarët, fitoje edhe për politikanët. Shkoni sëbashku në burg. Socialist e milionerë nuk shkon kjo punë Edi” shkruan qytetari.

Rama i përgjigjet: “Qerim ti me merr te keqen mua, po unë s’të vë faj! Je një vitimë e politikës së baltës”.
Sigal