Qytetari dixhital i kërkon të kthehet në krye të PD, ja si përgjigjet Berisha

577
Në kulmin e debateve në Partinë Demokratike mbi listat e kandidatëve dhe zërat e vazhdueshëm për një rikthim në krye të PD-së të liderit të saj historik Sali Berisha, ky i fundit ka shuar çdo spekulim.

Berisha ka publikuar në faqen e tij në fb denoncimin e një qytetari dixhital të përdorimit të administratës në zgjedhje. Ndër të tjetra qytetari i kërkon në fund të rikthehet në krye të PD-së për të larguar këtë qeveri.

Por përgjigjia e Berishës është kjo:
Berisha: “Pershendetje te perzemerta per ju qytetari dixhital,faleminderit shume per informacionin qe me keni derguar,me kete rast duke ju siguruar se do bej cdo perpjekje per te kontribuar si cdo demokrat ne fitoren e PD ,shtoje se largimi im esht pakthim.PD ka sot lidershipin e vet qe me vendosmeri do ta çoje ate drejte fitores se sigurte me 25 qershor dhe do te arkivoje ne analet e zeza te historise narkoregjimin e Edvin Kristaq Rames.Fitore!”


Sigal