Qeveria: Trajtim special për ushtarakët

427
Sigal

Këshilli i Ministrave: Ndryshohen dietat e ushtarakëve në misionet paqeruajtëse, 4000-12000 mijë lekë

Situata e fundit e krijuar në vend dhe ndërhyrja e forcave të shpejta në Lazarat, ku mbeti i plagosur një prej policëve, me sa duket ka shërbyer si shembull për Qeverinë shqiptare, për të kuptuar se sa të vështira janë misionet e ushtarakëve dhe e policisë sonë që shërben jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë saj. Menjëherë mbas kësaj ushtarakët shqiptarë që operojnë në misionet paqeruajtëse së shpejti do të kenë trajtim special, gjë që konsiston në ndryshime në shumën që marrin për dietat, për veç pagës mujore. Ky vendim u miratua dje nga Këshilli i Ministrave.

-Qeveria vendosi dje për një ndryshim në vendimin nr.144, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e një ekipi këshillues ushtarak (mat-a) të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak “ISAF”, në Afganistan”. Në këtë vendim thuhet se: “Shkronja “a”, e pikës 5, të vendimit nr.144, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon: “a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”

-Këshilli i Ministrave miratoi dje edhe një ndryshim në vendimin nr.145, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e forcave të armatosura të republikës së Shqipërisë me përfaqësues në shtabin “EUFOR”, në kuadër të operacionit ushtarak “ALTHEA”, të Bashkimit Evropian, në Bosnjë – Hercegovinë”. Në këtë vendim thuhet se, “Shkronja “a”, e pikës 4, të vendimit nr.145, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon: “a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.

-Qeveria vendosi edhe për një ndryshim në vendimin nr.140, datë 28.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e forcave të armatosura me përfaqësues në ekipin operacional të aleancës (TFA), të komandës së bashkuar të kundërzbulimit (AÇI), në operacionin ushtarak “KFOR”, Kosovë”. Në këtë vendim thuhet se, “Shkronja “a”, e pikës 4, të vendimit nr.140, datë 28.2.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon: “a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.

– U vendos dhe për një ndryshim në vendimin nr.530, datë 13.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrje në operacionin ushtarak “ISAF”, në Kandahar, Afganistan”

Në këtë vendim thuhet se, “Shkronja “a” e pikës 5, të vendimit nr.530, datë 13.7.2010, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon: “a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.

-Vendosi për një ndryshim në vendimin nr.197, datë 16.3.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, Kosovë”, të ndryshuar”. Në këtë vendim thuhet se, “Shkronja “a”, e pikës 5, të vendimit nr.197, datë 16.3.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon: “a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 4 000 (katër mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.

-Vendosi për një ndryshim në vendimin nr.532, datë 7.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrje të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacione ushtarake, në shtabe të ndryshme në Afganistan”, të ndryshuar”. Në këtë vendim thuhet se, “Shkronja “a”, e pikës 2, të vendimit nr.532, datë 7.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon: “a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 9 000 (nëntë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.

Vendime të tjera

-KM vendosi dje për një ndryshim në vendimin nr.1497, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për shtypjen e letrave me vlerë”, të ndryshuar.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe këshillit të ministrave të Bosnjë – Hercegovinës për lëvizjen e ndërsjellët të qytetarëve

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes së garancisë, ndërmjet republikës së Shqipërisë dhe bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet agjencisë shqiptare të sigurimit të depozitave dhe bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, për linjën e kredisë për agjencinë shqiptare të sigurimit të depozitave

-Lirimin në detyrë të drejtorit të teatrit kombëtar eksperimental  “Kujtim Spahivogli”, z. Kastriot Çipi dhe emërimin i z. Kiço Londo

 -Miratimin e rregullores “për rregullat bazë të instalimeve radiologjike në mjekësi”.