“Qeveria shqiptare përulet përpara Serbisë”

526
Sigal

INTERVISTA/Prof.Dr. Myslim Pashaj: “Kushtëzimi i marrëdhënieve me Serbinë, është vlerësim kombëtar”

Sot, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, viziton Shqipërinë. Kjo vizitë e shefit të diplomacisë së Serbisë, mund të shikohet e inkuadruar edhe nga takimi Daçiç- Thaçi. Mirëpo, ndaj kësaj vizite, sot do të protestojnë aktivistët e AK-së. Sekretari i Përgjithshëm i AK-së, Prof . Dr. Myslim Pashaj, në intervistën për “Telegraf” shprehet se, “qeveria shqiptare përulet përpara Serbisë” dhe diplomacia jonë duhet t’i kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë, “për t’u ndjerë jo thjesht dhe formalisht të barabartë,  por si një vlerësim kombëtar ndaj qëndrimit që mban Serbia ndaj Kosovës”.

– Zoti Pashaj! Sot ministri i Jashtëm i Serbisë viziton  Shqipërinë, e kjo e parë edhe në kontekst të takimit Daciç -Thaçi! AK-ja do të zhvillojë një protestë. Cili është në thelb qëllimi i protestës së AK-së?

– Ndërsa hap vveb-site të vendeve të Ballkanit dhe në ‘to mund të gjesh transparencë shembullore se si vijojnë lëvizjet dhe komunikimet diplomatike. Ndërkaq, Tirana  është e fundit që jep aq thatë njoftimin mbi vizitën që do të bëjë pasditen e sotme ministri  i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç. Kjo taktikë diplomatike e qeverisë, nuk është për të mirë, ndaj gjithkush dyshon në vetë qëllimin e kësaj vizite.

– Ju përse  jeni kundër çdo normaliteti të marrëdhënieve ndërshtetërore, Shqipëri – Serbi  kur dihet që kjo klimë politike e bashkëpunimit mund të shërbejë në të mirë të paqes e stabilitetit në Ballkan?

– Ju bëni pyetjen cytëse dhe shpotitëse se përse vallë kjo mungesë transparence? Ne jemi mësuar me këtë fshehje të fundit, sepse edhe sot sërish Qeveria do të fshehë një vepër tjetër të dyshimtë, sikundër dhe shumë të tjera. Ne jemi mësuar me të hidhurat tona. Në rastin e ministrit Mrkiç ka diçka që është tej inferioritetit, diçka që cenon rëndë disa parime themelore të çështjes kombëtare shqiptare, kur mashtrimi i Berishës fsheh me fjalë, “gjasme kombëtare”, të vërtetat e hidhura që po përjetojnë sot shqiptarët në të dy shtetet, kur qëndrimi serb vijon të jetë tipik kërcënues ndaj Kosovës së Pavarur.  Kurse qeveria shqiptare përulet para Serbisë dhe nuk mban qëndrimin e reciprocitetit, një parim që për gjëra thelbore duhet të mbahet parasysh. Serbia ka hedhur lakun në fyt dhe duket sikur është fjala vetëm për Mitrovicën. Jo, nuk duhet marrë kaq e lehtë, laku është për frymëmarrjen e Kosovës së pavarur. Prandaj ne e kuptojmë se, pse vallë kjo qeveri antikombëtare shfaqet e fundit për ngjarje të tilla.

– Mos vallë ju shikoni të tjera qëllime, nga vizita e ministrit të jashtëm të Serbisë, të cilat -sipas jush- nuk i shërbejnë procesit të normalitetit e bashkëpunimit ndërshtetërore?

–  Mënyra e organizimit të kësaj vizite flet për mungesën e transparencës  edhe për disa takime të radhas së Sali Berishës. Ne duhet të kushtëzojmë marrëdhëniet me Serbinë, për t’u ndjerë jo thjesht dhe formalisht të barabartë,  por si një vlerësim kombëtar ndaj qëndrimit që mban Serbia ndaj Kosovës, duke mos e njohur pavarësinë e saj. Dhe veç kësaj, edhe për fakte të tjera, që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Jemi i vetmi vend që për dy gjenocidet ndaj shqiptarëve në Çamëri nga Greqia  dhe ndaj Kosovës prej Serbisë ne nuk kërkojmë që shtetet fqinjë të kërkojnë  një falje.

-Faleminderit!