Qeveria shpërfill Komisionin e Ligjeve, duke dërguar punojës të rangut të ulët të raportojnë

480
Dje në Komisionin e Ligjeve, një pikë e rendit të ditës ishte edhe ndryshimi në marrëveshjen për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit. Mirëpo ministria e Transportit dërgoi për ta diskutuar këtë temë mjaft të rëndësishme një …inxhinjer projektesh, duke shpërfillur në mënyrë demonstrative Komisionin e Ligjeve. Madje, as kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa nuk e fshehu irritimin e e tij ndaj kësaj shpërfilljeve që i bëri ministria e Transportit Komisionit të Ligjeve, duke dërguar në këtë komision parlamentar ligjbërës, një nëpunës të rëndomtë, dhe jo vetë ministri. Vetë deputetët ligjbërës të Komisionit Parlamentar të Ligjeve u ndjenë të fyer nga kjo shpërfillje cinike e ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinast, saqë deputeti Bashkim Fino, e cilësoi “ofenduese” për Komisionin Parlamentar të Ligjeve një nivel kaq të ulët përfaqësimi, saqë ai u largua nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve.
Dhe më e keqja është se ky qëndrim ofendues ( përdorim termin që vetë deputeti Fino e cilësoi në Komisionin e Ligjeve) të qeverisë ndaj Komisionit Parlamentar të Ligjeve, nuk është as i pari, dhe as i pazakontë. Disa muaj më parë, drejtoresha e Lojrave të Fatit, u tall hapur me kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, e cila edhe në prani të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, u prezantua në komisionin parlamentar ligjbërës si …pastruese institucioni. Dhe, jo vetëm kaq. Drejtoresha e Lojrave të Fatit, kundërshtoi dhe nuk iu bind as urdhërit të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, që të largohej nga ky Komision Ligjbërës, për fyerjen që u bëri deputetëve. Drejtoreshës së Lojrave të Fatit, nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë, as nga ministri i Financave, dhe as nga qeveria, sepse drejtoresha e Lojrave të Fatit, për shkak të lidhjeve që ka me homologët e saj në shumë shtete, ballkanike dhe të Europës, di dhe ka shumë informacione për të gjithë politikanët tanë, të cilët, si bixhozxhi të thekur, janë klientë të rregullt të kazinove në Selanik, Mal të Zi, Zvicër, Austri, etj. 
Dhe, mjafton që drejtoresha e Lojrave të Fatit të hapë gojën e saj, dalin sheshit të bëmat e politikanëve tanë nëpër kazinotë e Europës dhe Ballkanit. Ndaj të tillë drejtorë, edhe kur tallen me ligjëbërësit, askush nga qeveria nuk guxon as t’i qortojë. Prandaj edhe qeveria shpërfill edhe vetë Komisionin Parlamentar të Ligjeve, duke dërguar për nivel përfaqësimi, çdo nëpunës të digastereve, sepse ministrat nuk kanë më kohë, ngaqë shkojnë nëpër kazinotë e Ballkanit dhe të Europës, për të luajtur bixhoz
Sigal