Qeveria rrit pagën minimale

451
Sigal

Qeveria në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale, që nga muaji janar 2019. Paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj. Në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar pragun e ri të pagës minimale në vend, duke e rritur atë me rreth 4 mijë lekë të rinj. Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Qeveria ka vendosur gjithashtu që një orë punë do të paguhet minimalisht me rreth 150 lekë të rinj. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019. Viti 2019 është një vit elektoral, sepse në 30 qershor janë zgjedhjet vendore dhe qeveria, duke “zgjidhur” qesen, me rritjen e rrogave, të cilat do të fillojnë nga 1 marsi, por edhe tani me rritjen e rrogës minimale, kërkon që të përmirësojë imazhin e saj, i cili është dëmtuar shumë nga protestat e vazhdueshme të studentëve, banorëve që kundërshtojnë prishjen e shtëpive në Tiranë, nga qytetarët kuksiane dhe të tjerë, por edhe nga përkeqësimi i kushteve të jetesës, ku i ka detyruar qindra mijëra shqiptarë të largohen nga Shqipëria e të kërkojnë punë nëpër Evropë.