Qeveria Rama refuzon propozimin e Presidentit Meta/ I thotë ”JO” Vitore Tushës për kreun e KLSH-së

508
Sigal

Maxhoranca ka paralajmëruar votën kundër zgjedhjes së presidentit Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Vitore Tusha.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PS-së, Taulant Balla, duke folur për median pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

“E kemi vlerësuar personalitetin e Vitore Tushës, por vlerësojmë që prezenca e saj të jetë në Këshillin e Emërimeve të Drejtësi”, ka thënë Balla.

Ai ka njoftuar po ashtu edhe votën kundër të grupit që përfaqëson lidhur me dekretin e Presidentit Meta për “Buxhetin e vitit 2019”, duke thënë se: “Është e paparë dhe e padëgjuar që Presidenti të kthejë ligjin e buxhetit. Ligji i buxhetit nuk ka lidhje fare me kërkesat e studentëve”– ka thënë ai, ndërkohë që një nga kërkesat urgjente të studentëve është ajo e përgjysmimit të tarifave.

Sipas Ballës, “ndryshimi i buxhetit është një tentativë, është një lojë për të shpëtuar mandatet e opozitës”.

PS pritet të votojë të enjten kthimin e dekretit të Metës për Buxhetin.