Qeveria “Rama” po pastron lekët e mafias dhe terrorizmit

442
Sigal

Libri që trondit politikën:Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” me autorë Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland dhe Sarah Holland

“Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” është një libër që fokusohet tek lidhjet e Mafies Shqiptare me Shtetin Islamik (DAESH) nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale gjermane) dalë në qarkullim para dy javësh. I gjithë libri fajëson kryesisht qeverinë e Edi Ramës për mundësimin e larjes së parave në shkallë masive nga dy grupimet e mësipërme. Autorët Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland dhe Sarah Holland japin shembuj të investiguar se si DAESh përdori struktura mafioze shqiptare për të shitur ligjërisht në Evropë e ShBA naftë bruto të 15 anijeve tanker. Edhe pse Shqipëria nga vitit 2014 mori statusin e kandidatit për në BE kontrollet e transaksioneve financiare mbeten joefektive, kontot bankare çelen pa verifikimin e duhur dhe xhungla e lojërave të fatit mund të fshehë gjërat. Shpërthimi masiv i kultivimit e tregtimit të kanabisit dhe kalimi në drogat e rënda po ndodh pavarësisht nga ndihma ndërkombëtare. Rasti ‘Tahiri’, ministër i Brendshëm 2013-2017, i akuzuar për favorizim të narkotrafikantëve është evident sa që eurodeputeti Manfred Weber, i cili pritet të zëvendësojë Jean Claude Juncker në krye të Komisionit Evropian dhe kancelarja gjermane Merkel ushtruan trysni ndaj kryeministrin Rama që ky të hiqte proteksionin mbi Tahirin. Por edhe ministri tjetër i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati probleme në vëllain e tij. Autorët japin shembuj të ndryshëm se si, me gjithë rigorozitetin e ligjeve të reja, forcat lokale fusin nga penxherja atë që dje hynte nga dera. Ngjyrime satirike shfaqen në bisedën me një deputet të mazhorancës qeverisëse, cili nuk ka dëgjuar kurrë për këto probleme për të cilat “nëse ekzistojnë atëherë fajin e ka Perëndimi”. I njohur rezulton edhe rasti i ABI Bank, licencimi i së cilës u konsiderua jotransparent nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN etj. Autorët shënojnë se, me gjithë praninë në Shqipëri të celulave të Al Kaedas, më herët e të DAESH-it, aktualisht nuk ka radikalizim fetar në shoqërinë shqiptare, e cila është në shumicë myslimane. Gjithashtu Mafia Shqiptare nuk ka afërsi ideologjike me DAESH-in, por kur mundet operon me të, thjesht për të maksimizuar fitimin financiar. Ku libër pati jehonë në Gjermani dhe për të ka shkruar edhe e përditshmja kryesore Frankfurter Allgemeine Zeitung. (KRIMINELLE PARTNER: Strategische Allianzen)