Qeveria Rama i jep në pronësi PS-së, ndërtesën e Drejtorisë së Tatimeve

498
Gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë më datën 15 Shkurt, Edi Rama firmosi vendimin që kalon nën pronësinë e Partisë Socialiste, ndërtesën e Drejtorisë së Tatimeve në Delvinë.

Nëpërmjet këtij tjetërsimi ndërtesa do të përdoret, si zyrë për degën e Delvinës së Partisë Socialiste.

Në gusht të 2013, kur ish-kryeministri në ikje Sali Berisha i dha Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore (SHQUP) Partisë Demokratike për ta përdorur si seli qendrore, Edi Rama, atëhere ende pa u ulur në karrigen e kryeministrit, kundërshtoi fortë këtë vendim të fundit të qeverisë në ikje.

“Ç’turp: Partia humbëse, që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë atë seli të vetën! Dhe kundër ligjit!

Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor pushtetit plaçkitës!”, deklaronte atëherë Rama. Por tani pas gati 4 vitesh tashmë vetë kryeministër ka bërë të njëjtën gjë në qytetin e Delvinës.
Sigal