Qeveria “Rama 1: “Zëvendësohet portreti i Bujar Nishanit me atë të Ismail Qemalit!”

440
Sigal

Qeveria ‘Rama’ miratoi vendimet e para mbrëmjen e së dielës në mbledhjen e parë disa minutëshe të qeverisë që u zhvillua në selinë e Kryeministrisë. Një prej vendimeve të miratuara dje në mbrëmje nga Këshilli i Ministrave ka të bëjë me fotografinë zyrtare të Presidentit që mbahet në zyrat e institucioneve të administratës shqiptare. Kështu, me një vendim të miratuar dje, kabineti i ministrave vendosi që të hiqet fotoja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe të vendoset fotoja e kryetarit të parë të qeverisë shqiptare, Ismail Qemalit. Aktualisht, President i Republikës është z.Bujar Nishani. Pritet që ky vendim të pasojë me reagime, qoftë nga zyra e Presidencës,  por më ashpër nga opozita. Po kështu, po dje u miratuan dhe 2 vendime të tjera, mes të cilave dhe një për ndalimin e importit të plehrave. Kryeministria publikoi në faqen e saj në ueb 3 vendimet ku citohet:

 “Sot, në datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:

1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;

2. Miratimin e Kodit Etik Ministror;

3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë”.

Duke sqaruar në lidhje me këtë argument, se krahasimi që opozita po bën mes tij dhe ish-kryeministrit grek, Jorgos Papandreu, nuk qëndron aspak. Sipas Ramës, Shqipëria nuk është si Greqia, dhe se ai nuk do të bëjë atë që bëri Papandreu.