Qeveria: Negociatat, më afër se kurrë

479
Kryeministri Edi Rama theksoi se “bisedimet janë më afër se kurrë”. “Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pas nisjes së negociatave gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë”, u shpreh Rama, duke komentuar raportin e BE-së. Gjithashtu, duke komentuar miratimin e Strategjisë së Zgjerimit, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se “mirëpresim vlerësimin e Komisionit Evropian dhe gatishmërinë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë”. “Ne besojmë që ky vlerësim i Komisionit do të mbështetet njëzëri nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, si një investim i qëndrueshëm për procesin e pakthyeshëm të reformave në Shqipëri dhe stabilitetin demokratik të rajonit”, u shpreh Bushati. Ministri i Jashtëm thekson më tej se “duke pasur parasysh hendekun zhvillimor mes vendeve të rajonit dhe BE-së, mirëpresim që angazhimet e kësaj Strategjie të specifikohen më tej me programe e instrumente financiare në mbështetje të infrastrukturës, ndërlidhjes, arsimit e sigurisë energjitike të rajonit tonë.
Sigal