Qeveria, negociata për uljen e pagesës

539
Qeveria ka nisur negociatat me koncesionarin e Rrugës së Kombit në lidhje me rishikim e tarifave për përdoruesit e banorët e zonës që preken. Sipas burimeve, po bisedohet për të pasur një ulje me rreth 50% të tarifës, ndërkohë që dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë e Financave, ministri Arben Ahmetaj, pranoi nisjen e negociatave përpara afateve të përcaktuara në kontratë. Rezultatet priten brenda dy javësh. “Kontrata, në logjikën e saj, i referohet negociatës pasi të dalin statistikat. Kryeministri ka kërkuar që kjo negociatë të bëhet përpara se të dalin statistikat për të përfshirë si një paketë sociale solidariteti”, tha ministri Ahmetaj. Një ulje me rreth 50 % do të thotë përcaktim të pagesës për qytetarët e Kukësit në masën 2 apo 2,5 euro për automjetet. Gjithashtu, lehtësi mund të ketë edhe për përdorues të tjerë të shpeshtë të rrugës. Megjithatë mbetet të përcaktohet nëse të përdoruesit e shpeshtë, të cilët mund të përfitojnë edhe abone, do të përfshihen vetëm banorët e Kukësit apo edhe ata të zonave përreth.
Sigal