Qeveria në Dibër, Spahiu: Vazhdoni me jufkat dhe gjeni valë për celularin

Deputeti i LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Saphiu, ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë në zonën ku ai është deputet.

Në një postim të shkurtër në facebook, Spahiu i drejtohet kreut me qeverisë me fjalët: ”Të flasësh me burra në Dibër ka rregulla që Ti e ke të vështirë t’ja dalësh”,-shkruan deputeti i LSI-së.

Me ironi ai e këshillon Kryeministrin Rama që të vazhdojë me jufkat dhe me shpresën që të ketë valë në celular.