Qeveria jep 5 miliard lekë për KQZ-në për zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës

435
Sigal

Qeveria ka akorduar një
fond prej rreth 5 milionë lekësh të reja, për zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës.

Në mbledhjen e sotme të
qeverisë, shuma në fjalë (4.907.000 lekë) i është akorduar Komisionit Qendror
të Zgjedhjeve me qëllim organizmin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të
Bashkisë Kolonjë. Efekti i këtij financimi do të përballohet nga fondi rezervë
i buxhetit të shtetit për vitin 2016, thuhet në vendim.

Zgjedhjet e parakohshme
në Bashkinë e Kolonjës do të zhvillohen më 20 nëntor pas ndarjes nga jeta të
kryebashkiakut Arben Malo, si pasojë e një ataku kardiak.