Qeveria i shpërblen komunitetet fetare (për përkushtimin) me 1 miliard lekë

527
Sigal

Pesë komunitetet fetare i luten Holandës, të mos rikthejë vizat, për të ndihmuar kryeministrin Rama

Petraq Barjami

Dje, menjëherë, pasi shqiptarët u informuan për votimin e 108 deputetëve holandezë, për vendimin që Shqipërisë t’i rikthehen vizat edhe në Zonën ‘Shengen’, mediat qeveridashëse filluan aksionin për mbrojtjen e qeverisë së Rilindjes Socialiste, duke luajtur kartën “e problemeve të brendshme” të Holandës dhe se motivet dhe shkaqet pse 2/3 e deputetëve të Holandës votuan kundër Shqipërisë nuk atakojnë keqqeverisjen e kryeministrit Rama. Pra, sipas tyre, edhe pse opinioni publik shqiptar po gëlon për këtë zhvillim jo pozitiv, ky Ndërkohë, që deputetët socialistë, nga ana e tyre fajësuan Opozitën shqiptare, madje Taulant Balla shkoi deri aty sa tha se deputetja holandeze që propozoi rikthimin e vizave është shoqja e Lulzim Bashës, duke harruar se janë 108 deputetë holandezë që votuan nga 150 deputetë që ka parlamenti holandez.

5 bashkësitë fetare i luten Holandës: Ndihmoni kryeministrin Rama!

Ndërkohë dje, 5 bashkësitë fetare i kanë dërguar, së bashku, një letër ambasadores holandeze në Shqipëri dhe i luten, që të përcjellin tek qeveria e tyre lutjet dhe mëshirën që Holanda të mos rikthejë vizat për Shqipërinë. Në këtë letër të 5 bashkësive fetare, ndër të tjerat thuhet:

Komiteti ndërfetar i kërkon ambasadores që të ndikojë pranë qeverisë së saj për të “penguar këtë nismë kundër popullit tonë të ndershëm dhe europëdashës”. “Lëvizja e lirë me vendet e BE ka shërbyer për emancipimin e shoqërisë sonë duke bërë progres të vazhdueshëm e të gjithanshëm për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian.

Qeveria i shpërblen 5 bashkësitë fetare

Ashtu siç thotë edhe populli ynë: Nderi me nder lahet, qeveria ua njeh për mirënjohje lutjet që bënë 5 komunitetet fetare ambasadores holandeze dhe, menjëherë, qeveria dje miratoi edhe një fond prej më shumë se 1 miliard lekë, për këto 5 komunitetet fetare. Thua ta besojmë se ky vendim i qeverisë është rastësisht, sot, kur komunitetet fetare iu lutën ambasadores holandeze? Apo, mos vallë qeveria me këto fonde shpërblen edhe komunitetet fetare, që heshtën kur Policia zaptoi xhaminë dhe e përdori atë si garnizon policor kundër protestuesve para parlamentit? Qeveria përcaktoi dje masën e financimit për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me të. Në vendim përcaktohet që masa e financimit prej 109 000 000 lekësh, nga buxheti i vitit 2019, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, të përdoret, si më poshtë vijon:

  1. a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 824 000 lekë, të ndarë në: 11 544 000 lekë.
  2. b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 740 000 lekë.
  3. c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 740 000 lekë.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 696 000 lekë dhe 14 640 000 lekë, për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit;

  • . 7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë.