Qeveria emëron 3 zv/ministra dhe Prefektin e Qarkut të Lezhës

474
Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar 3 zv/ministra dhe prefekti i Lezhës.
Me propozim të kryeministrit Këshilli i Ministrave vendosi të emërojë Bahri Shaqiri si zëvendësministër të Transportit dhe Infrastrukturës.
Adela Shera Karapici emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Roni Telegrafi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
Ndërsa Eduard Ndreca emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.
Sigal