Qeveria e paralizuar, asnjë projektligj në Kuvend

596
Më 5 prill janë depozituar dy projektet e fundit të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Prej një muaji, gjithçka e frenuar
Puna e Kuvendit rrezikon të paralizohet si pasojë e mungesës së projektligjeve të paraqitur nga qeveria. Prej datës 5 prill, në Parlament nuk ka pasur asnjë projekt të depozituar nga Këshilli i Ministrave. Aktet e fundit që kanë kaluar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej një muaji janë dy projekte për ndryshime në ligjet “Për nxitjen e punësimit” dhe “Për lirimin e frekuencave të digjital-dividentit”. Prej atëherë, asnjë projektligj i miratuar nga qeveria, por vendime të saj. Në tre mbledhjet e fundit të qeverisë, zhvilluar më 11 prill, 20 prill dhe 26 prill nuk është miratuar asnjë projektligj. Megjithatë furnizimi i Kuvendit me nisma ligjore ka çaluar prej nisjes së këtij viti. Në katër muaj punë të këtij sesioni të legjislaturës Kuvendi ka trajtuar vetëm 29 projektligje, ku një numër të konsiderueshëm e zënë ratifikimet e konventave. Gjithashtu, nuk mungojnë edhe propozimet e deputetëve të ndryshëm.

Nisma ligjore gjatë 2018-s
1 – “Për nxitjen e punësimit”, – Paraqitur 5 prill 2018, në procedurë, Këshilli i Ministrave.
2 – “Për lirimin e frekuencave të digjital-dividentit” – Paraqitur 5 prill 2018, në procedurë, Këshilli i Ministrave.
3 – “Për pafajësinë e ish-të përndjekurve politikë”– Paraqitur 29 mars 2018, në procedurë, Këshilli i Ministrave.
4 – “Për kornizën shqiptare të kualifikimeve” – Paraqitur 29 mars 2018, në procedurë, Këshilli i Ministrave.
5 – “Për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë e Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit” – Paraqitur 23 mars 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
6 – “Për ratifikimine marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Komisionit Evropian, për programin INTERREG V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020” – Paraqitur 23 mars 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
7 – “Për Fondin Shqiptar Për Zhvillimin E Diasporës” – Paraqitur 16 mars 2018, në procedurë, Këshilli i Ministrave.
8 – “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” – Paraqitur 8 mars 2018, në procedurë, Këshilli i Ministrave.
9 – “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, – Paraqitur 2 mars 2018, tërhequr, deputetë.
10 – “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Shqipërisë, Francës dhe KE, për programin INTERREG V-B Mesdhe (Med), 2014-2020” – Paraqitur 21 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
11 – “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe florës së egër” – Paraqitur 16 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
12 – “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore” – Paraqitur 16 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
13 – “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe AusTRISË, për mbrojtjen shoqërore” – Paraqitur 16 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
14 – “Për vlerësimin kalimtar e periodik të punonjës të policisë, Gardës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” – Paraqitur 9 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
15 – “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional (shtim i dytë fondesh)” – Paraqitur 9 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
16 – “Për një ndryshim në ligjin “Për metrologjinë”, – Paraqitur 9 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
17 – “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, për ngritjen e task-forcës mjekësore të Ballkanit” – Paraqitur 9 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
18 – “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”– Paraqitur 7 shkurt 2018, në procedurë, deputet.
19 – “Për statistikat zyrtare” – Paraqitur 1 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
20 – “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, ndërmjet ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)” – Paraqitur 1 shkurt 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave. 
21 – “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës” – Paraqitur 24 janar 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
22 – “Për diasporën” – Paraqitur 16 janar 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
23 – “Për ratifikimin e traktatit që themelon komunitetin e transportit” – Paraqitur 16 janar 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
24 – “Për një ndryshim në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” – Paraqitur 15 janar 2018, jo miratuar, deputetë.
25 – Për një ndryshim në Kushtetutë – Paraqitur 15 janar 2018, jo miratuar, deputetë.
26 – “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” – Paraqitur 5 janar 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
27 – “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Shqipërisë dhe Cassa Depositi e Prestiti s.p.a., për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studim të ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës”” – paraqitur 4 janar 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
28 – “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar” – Paraqitur 4 janar 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
29 – “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri” – Paraqitur 4 janar 2018, miratuar, Këshilli i Ministrave.
Sigal