Qeveria duhet të marrë garanci sa i sigurtë është trageti për udhëtarët

958
Para disa ditësh, më 17 korrik, u inagura në Durrës një linjë e re trageti Bari- Durrës, ku mori pjesë edhe kryeministri ynë Edi Rama, edhe pse trageti ende nuk ka bërë as lundrimin e parë. Domethënë, kryeministri Rama bëri inagurimin e tragetit, sipas fjalës së urtë, “Peshku në det, e tigani në zjarr”. Sipas një botimi në faqen zyrtare të tv Ora News, ky target e ka emrin Rhapsody,. Kompania “Grandi Navi Veloci” ka përfunduar më 13 korrik 2015, punimet për veshjen e re të tragetit luksoz “Rhapsody” (deri në vitin 2014 me emrin “Napolèon Bonaparte”), anija e dytë të flotës me logon GNV në linjën e re Bari-Durrës, që do të nisë operimin më 31 korrik 2015, njofton agjencia zyrtare italiane e lajmeve ANSA. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e medieve të tjera të njohura të “Çizmes”. Trageti “Rhapsody”, i rinovuar tërësisht, ka një kapacitet për 700 automjete dhe 2 448 udhëtarë, 553 kabina, tre bare, restorante, mjedise për argëtim, një vend për mbajtjen e qenve dhe një tjetër për mbajtjen e maceve dhe do të sjellë markën GNV edhe në detin Adriatik.
E vërteta: Trageti “Rhapsody” e mbytur në Marsejë me emrin “Napolon Bonoparti”
Trageti “Rhapsody” u inagurua pak ditë më parë për të kryer linjën Durrës-Bari. Por burimet e Ora News shkruajnë që ky traget po lundron me 9 milje në orë dhe kjo shton hamendjet. Në vitin 2012 ky traget me emrin “Napolon Bonoparti” është përmbytur, pas një përplasje në det. Mjafton të klikosh në Google me emrin e tragetit “Neapolon Bonoparti” dhe merr gjithë informacionin e duhur. Anija u u bllokua për gati dy vjet, pas së cilës në tetor 2012 pas një aksidenti (një përplasje me një skelë në portin e Marsejës). Dhomë e motorit të tragetit përfundoi nën ujë pas një fundosjes pjesshme. Sipas ekspertëve, anija pësoi një çarje 30 metra, kur edhe në 2008, kishte pësuar nëj çarje 20 metra, po nga një tjetër aksident detar. Kjo çarje e madhe, prej 30 metrash në 2012, u konsiderua e pariparueshme, ndaj fillimisht kompania franceze që e kishte në pronësi mendoi ta shiste për skrap tragetin në Indonezi, ose Bagladesh, mirëpo përfundimisht e shiti te kompania italiane, me vlerë 7 milionë euro, kur vlera e saj para aksidentit detar ishte 98 milionë euro. Vërtet pas riparimit, trageti në fjalë mund të jetë bërë luksoz, përsa i përket kolltukëve dhe mjediseve të brendshme, por dyshimet mbeten, sa mund t’i rezistojë nga ana teknike. 
Shteti dhe prokuroria duhet të hetojnë
Kryeministri Rama, në fjalën jubilare të ceremonisë së inagurimit të kësaj linje, ndër të tjera tha: “Ardhja e kësaj kompanie sjell një standard të ri dhe një shtysë shumë të fortë për rritjen e cilësisë së shërbimit. Efekti i parë akoma nuk ka hyrë fizikisht, pasi anija në portin shqiptarë, do të hyjë më 31 korrik me rastin e ditëlindjes së deputetit Taulant Balla”, u shpreh Rama. Mirëpo, pyesim edhe kryeministrin: A ka informacion të mjaftueshëm për çfarë trageti bëhet fjalë? A është vërtet ky traget “Rhapsody” ai që është pëmbytur në Marsejë të Francës në 2012? Qeveria jonë a ka marrë garancitë e duhura teknike që trageti në fjalë është i aftë që të lundrojë? Bëhet fjalë për një det të vështirë dhe rrugëtim të gjatë. Nëse ndodh që ky traget të pësojë aksidentet që ka në biografinë e saj, por në det të hapur, kush mund të llogaritë dëmet, derisa ky traget mund të mbartë 2.448 pasagjerë? I takon prokurorisë dhe organeve të tjera kompetente të shtetit tonë, që të pyesin, të hetojnë tragetin në fjalë, dhe të mos i verbojë luksi i brendshëm i tragetit, në kolltukë, apo boja e freskët, mbi të çarat e qepura në tragetit në mbytjen e tij në Marsejë në 2012. A është i aftë teknikisht ky traget të ndërmarrë lundrime në det? Përpara qëllimit të të bërit biznes, qeveria jonë, duhet të garantojë sa e sigurtë është jeta e udhëtarëve shqiptarë, që do të udhëtojnë me këtë traget. Të gjitha këto pyetje shtrohen sot përpara qeverisë dhe prokurorisë, jo me tendencën kundërshtuese, por sepse nesër, gojët e këqia dhe njerëzit dashakeqës, do të flasin shumë më keq, nëse ndodhin ngjarje të hidhura me tragetin në det dhe përgjegjësia e qeverisë do të jetë shumë herë më e madhe, që gjithsesi nuk mund të justifikohet me mungesën paraprake të informacionit. Por ka edhe një anë tjetër. Përse kryeministri merr pjesë në një inagurim të njëanshëm një kompanie të caktuar? Kjo a nuk është në dëm të imazhit që duhet të ndërtojë vetë kryeministri të të bërit biznes me kritere të një konkurence të ndershme? Sepse bëhet fjalë për një pjesëmarrje paralele të të bërit biznes nga një kompani private, e cila do të konkurojë ato ekzistuese dhe nuk është biznes qeveritar, apo me kapital të përbashkët qeveritar. 
Sigal