Qeveria bllokoi prokurimet, por a do t’i verifikojë dosjet e 75 mijë tenderëve korruptivë?

556
Babëzia dhe batërdia me tenderët, ka shkuar deri në atë “çmenduri”, sa është blerë edhe bojë printeri, pa pasur printer, janë blerë goma makinash pa pasur makina, janë bërë tenderë për izolim tarrace zyrash komune, kur zyrat kanë qenë me çati me tjegulla!

Gjashtë ditë më parë, kryeministri Edi Rama, vendosi pezullimin e përkohshëm të zhvillimit të tenderëve nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe shërbimet shtetërore në vartësi të tyre, duke lejuar vetëm ato prokurime që kanë lidhje me blerje në vlera të vogla dhe tenderët, për të cilët janë lidhur kontratat para daljes së këtij vendimi! Është një vendim, që duhej marrë prej kohësh, mbasi drejtuesit shtetëror nëpër ministri, drejtori qendrore, rajonale e nëpër bashki, kanë bërë kërdinë mbi fondet publike, duke sajuar tenderë fiktivë, duke ndryshuar projektet me objekt rritjen e vlerave fillestare pas lidhjes së kontratës dhe gjatë zbatimit të kontratës. Drejtuesit shtetërorë, kanë bërë blerje mallrash e pajisjesh, auto-veturash e kolltukë zyrash me letra false. Babëzia dhe batërdia me tenderët, ka shkuar deri në atë “çmenduri” sa janë blerë edhe bojë printeri, pa pasur printer, janë blerë goma makinash, janë bërë tenderë për izolim tarrace zyrash komune, kur zyrat kanë qenë me çati me tjegulla! Kanë ofruar e zbatuar çmime, disa herë më të larta se kostoja reale e punimeve dhe blerjeve, kanë marrë në dorëzim punime, për të cilat janë harxhuar vetëm 50% e vlerave financiare të kontratave dhe vetëm 30-40 e 60% e punimeve fizike! Nëse hap dosjet e tenderëve publik, konstaton një krim ekonomik-financiar gjigant dhe një fiktivitet shërbimesh e punimesh në terren! “Gropa e zezë”, ku mund të gjenden tenderët abuzivë është “Buletini Prokurimit Publik” dhe dosjet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Sipas VKM Nr. 482, datë 5 korrik 2017, institucionet qendrore dhe Agjencia e Prokurimeve Publike, duhet të bllokojnë tenderët e përcaktuar në këtë vendim. Mirëpo, a e zgjidh problemin vetëm pezullimi i përkohshëm, apo ku vendim është “marifet” për të marrë kontrollin mbi tenderët prej pushtetit të “tepsisë vetëm”?! Nëse flitet për luftë kundër tenderëve abuzivë, ky vendim duhet shoqëruar me një “operacion” verifikimi dhe ndëshkimi për 75 mijë tenderët korruptivë, që janë skeduar edhe prej KLSH dhe auditeve të brendshme të ministrive, drejtorive qendrore, drejtorive rajonale, shërbimeve publike, bashkive, ish-komunave e prefekturave, nëpërmjet të cilëve, drejtuesit, komisionerët e tenderëve (KVO), shefat e drejtorëve dhe firmat private, kanë janë zhvatur miliona euro fonde publike në bashkëpunim, duke përgatitur letra e dosje fiktive! 

P. HALILI 
Sigal