Qeveria amniston bizneset në prag të fushatës së zgjedhjeve të 2017

464
Sigal


fund të muajit korrik, Ministria e Financave bëri të ditur se po hartonte një
projektligj që parashikonte faljen e një pjese të mirë e detyrimeve tatimore
dhe doganore. Sipas draftit paraprak gjobat dhe detyrimet e para vitit 2011 do
të fshihen pa kushte, ndërsa ato të pas vitit 2011 do të falen 30% së bashku me
gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit. Teksa gushti ishte
pushim, në shtator financat nuk po ndihen më për draftin, i cili nuk ka kaluar
ende në qeveri. Mësohet se është Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai që ka shprehur
rezerva për këtë falje masive. Fondi është shprehur dakord vetëm për fshirjen e
borxheve të pa mbledhshme. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova. Nga Ministria
e Financave nuk ka ende një koment se kur pritet të kalojë drafti i ligjit të faljes
në qeveri. Vetëm pak muaj më parë, kundërshtimet e FMN bënë që financat të
linin pezull një plan për dhënien me koncesion të një platforme elektronike për
mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi kërkoi një analizë të qartë
kosto-përfitime. Megjithatë, marrëveshja trevjeçare më FMN, në bazë të cilës
qeveria mori një hua prej 298.3 milionë euro, mbaron në fillim të vitit të
ardhshëm dhe nuk dihet nëse ajo do të rinovohet më. Marrëveshja u miratua në 28
shkurt 2014. Nëse nuk rinovohet, atëherë duket se financat do të kenë dorë të
lirë që të realizojnë amnistinë përpara zgjedhjeve të ardhshme.