Qeveria 140 milionë lekë për motorë dhe fuoristrada

455
Qeveria miratoI një tender prej 140 milionë lekësh për blerjen e automjeteve për institucionet. Tenderi i hapur nga Ministria e Brendshme parashikon dhënien e 140 milionë lekëve për këtë shpenzim luksi.
Motorët e Policisë
Autoriteti i vetëm që ka të drejtë të blejë automjete për të gjitha institucionet është Ministria e Brendshme. Në listën e kërkesave për tenderin e radhës, bën pjesë edhe një kërkesë për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Loti i parë i tenderit ka të bëjë me blerjen e 73 motoçikletave, me fond limit prej 103.9 milionë lekësh (pa TVSH). Në specifikimet për motorët e policisë, bien në sy kriteret që lidhen me pajisjen me radio të motoçikletave dhe shpejtësia minimale. Ato duhet të kenë shpejtësi nën 160 kilometra/orë dhe duhet të kenë zinxhirë nga kamion në rrotën e apsme.
Makinat
Përsa u përket automjeteve për institucione të tjera, që nuk varen nga MB-ja, ato përfshhen në lotet e tjera të tenderit. Loti i dytë është për blerjen e një fuoristrade me vlerë limit 45 milionë lekë (pa TVSH) për Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. Loti i tretë ka të bëjë me blerjen e automjeteve për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Kjo Agjenci ka një fond limit prej dy fuoristradash dhe ai është në nvielin prej 58 mln lekësh (pa TVSH). Edhe Ministria e Kulturës kërkon blerjen e 6 fuoristradave “Pick Up” me vlerën 130 milionë lekë. E fundit në renditjen e loteve të këtij tenderi është një automjet për Akademinë e Shkencave dhe fondi në dispozicion për këtë blerje është 12.5 milionë lekë (pa TVSH).
Sigal