Qeveri teknike për të garantuar 23 Qershorin

480
Sigal

Skemë e re për 23 qershorin në mënyrë që të garantohet vota dhe njohja e rezultatit nga partitë politike

Mosbesimi midis maxhorancës dhe opozitës mund të degradojë procesin zgjedhor deri në mosnjohjen e rezultatit. Dhe kjo do të ishte humbja fatale e besueshmërisë duke lënë një shije të keqe edhe tek komunitetit ndërkombëtar, i cili deri tani është ngopur nga premtimet e të dy palëve, për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri. Tani, 23 vjet pas vendosjes së sistemit pluralist në Shqipëri, mund të themi me plot gojën, se të gjitha proceset zgjedhore kanë qenë të manipuluara dhe të pandershme. Parimi i këtyre proceseve zgjedhore i ngjante gjithmonë, parullës së komedisë tek “Valsi i Titanikut”, me fjalët “voto për atë që do dhe nga kutia do të dalë ai që duhet”. Por tani, kjo nuk mund të tolerohet më dhe për këtë arsye skema sekrete, ose rezervë e shpëtimit të këtij procesi është krijimi i një qeverie teknike e cila do të ketë si detyrë që të përgatisë infrastrukturëbn zgjedhore dhe pastaaj do të çojë vendin për herë të parë në një proces të besueshëm e të pakontestueshëm, nga forcat politike. Zgjedhjet e lira në Shqipëri duken si një ëndërr, por në mënyrë që këtë radhë të bëhen realitet, ato duhet të menaxhohen nga një qeveri e paanshme dhe e përbërë nga intelektualë të pavarur, që nuk kanë lidhje me interesat e partive politike.

Skema

Ekzistojnë dy variante për realizimin e këtij procesi zgjedhor, nëpërmjet qeverisë teknike. Kjo qeveri do të krijohet me marërveshjen e të gjitha palëve, ose me anë të lëvizjes taktike të LSI-së, duke u larguar nga koalicioni i Berishës. Pas këtij largimi, duke humbur maxhorancën dhe votëbesimin në Kuvend, Partia Demokratike do të dorëzohet përpara realitetit të ri dhe do të pranojë verdiktin e qeverisë teknike, e cila mbetet si obsioni i vetëm për vijimësinë e mëtejshme. Në këtë qeveri do të bëjnë pjesë teknicienët dhe intelektualët e pavarur, ku një pjesë e tyre do të jenë juristë, që do të ndjekin me përgjegjësi procedurat e zbatimit ligjor të procesit të 23 qershorit. Duke filluar që nga garantimi i elementeve të nevojshëm, e deri te garantimi i rendit, apo qetësisë për një frymë bashkëpunuese në realizimin e zgjedhjeve. Kjo qeveri do të ndjek hap pas hapi, të gjitha etapat duke krijuar kushte optimale për hartimin e listvae, transportimin e rekuizitës së nevojshme të kutive të votimit, si edhe fletë-votimet, etj. Megjithëse kjo pjesë është kompetencë e KQZ-së, përsëri qeveria do të mbikqyrë raelizimin sa më mirë të këtyre detyrave.

Ndërkombëtarët

Përfaqësuesit e lartë të struktuarve ndërkombëtare në Shqipëri kanë paralajmëruar disa herë se, ky është provimi final dhe më i rëndësishmi për demokracinë shqiptare. Ambasadori amerikan, Arvizu, dhe drejtuesit e lartë të përfaqësive të BE-së kanë kërkuar dhe kërkojnë korrektësi maksimale gjatë këtj procesi. Në mënyrë që rezultati i cili do të dalë nga kutitë e votimit të jetë i pakontestueshëm dhe i pranueshëm prej të gjithëve. Kështu, komsioneri i BE-së për Zgjerimin, Fyle dhe ambasadori i BE-së, në Shqipëri, Sekui, kanë dhënë disa herë paraljamërimin se këto zgjedhje përbëjnë testin e vërtetë, për pranimin e vendit tonë në BE. Përveç kësaj, ish sekretarja e Shtetit amerikan, Hilari Klinton i kërkoi paralamentit shqiptar të hiqnin dorë nga grindjet me njeri – tjetrin dhe t’i përvishen punës për procesin e 23 qershorit. Këto ligjërata të tyre në formë lutjeje, ndaj piolitikanëve shqiptarë, në fakt, janë këmbana alarmi që bien për ata politikanë që kanë vesh dhe jo për ata që janë të shurdhër. Lutjet e tyre janë parlajmërimi i fundit i ndërkombëtarëve për të sjellë në vete, klasën politike të Shqipërisë, e cila në 23 vjet ka menduar vetëm se si do të manipulojë zgjedhjet elektorale të Parlamentit.

Skema

Gjatë pëeriudhë së pluralizmit Shqipëria ka njohur dy herë alternativën e qeverive teknike. Njëra prej tyre është drejtuar nga Ylli Bufi dhe tjetra, nga Vilson Ahmeti. Ndërsa e treta, e cila u quajt “qevceri e Pajtimit Kombëtar” nuk ishte tamam një qeveri teknike, por një bashkim individësh partiakë, që u drejtua nga Bashkim Fino. Ajo ishte një bashkëqeverisje e të gjitha forcave politike për të çuar vendin drejt zgjedhjeve. Ikja e LSI-së nga qeverisja mund të jetë e detyrueshme për partinë e Ilir Metës, në kuadër të një misioni të madh kombëtar që do të garantojë zgjedhje të lira e të pacenuara. Nga ana tjetër, rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë më i pranueshëm për të gjitha forcat politike, nëse ai konfirmohet dhe evidentohet nga KQZ-ja. Kjo nënkupton se kabineti aktual qeveritar, “Berisha” mund te mos e mbyllë të plotë mandatin, duke pritur zgjedhjet e 23 qershorit, 2013. Sinjalet janë dhënë, por ende nuk dihet mënyra e plotë e realizimit konkret të saj. Duket se do të ketë një koordinim nga brenda dhe nga jashtë mazhorancës për të mundësuar largimin para kohe, nga kryeministria të kabinetit aktual. Varianti i parë nëpërmjet një marrëveshjeje, mund të mos realizohet nëse Partia Demokratike nuk bie dakord. Por më tej, skema e sipërpërmendur mund të vihet në funksionim. Madje, thuhet se ekziston një  miniprojekt që ka nisur të zbatohet në elemente të veçanta të saj. Gjithashtu, zëra të tillë janë dëgjuar edhe nga selia e LSI-së, por gjithçka qarkullon në formën e konsultimeve me ndërkombëtarët. Në këtë rast, citohen edhe burime të ndryshme brenda LSI-së, por pavarësisht prej tyre, kjo skemë as nuk mund të konfirmohet plotësisht dhe as nuk mund të hidhet poshtë.

Rrëzimi i qeverisë

Pranimi i Berishës për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, do të ishte një plus për Partinë Demokratike. Por nëse ai refuzon dhe nëse qeveria bie pas largimit të Metës nga koalicioni, kjo do ta vështirësojë disi pozitën e maxhorancës së sotme. Rrëzimi i qevrisë do të vijë me largimin e LSI-së nga koalicioni, duke tërhequr mbështetjen me deputetët e saj edhe në Kuvend. Projekti parasheh që në të njëjtën linjë të jenë edhe dy deputetët e PDIU-së Idrizi dhe Tahiri. Pavarësisht, se lëvizjet kanë nisur të duken, sinjali i vërtetë do të verifikohet në ditët e para të prillit. Me largimin nga koalicini, LSI-ja pritet që të zyartrizojë edhe kalimin në opozitë, për të ardhur sërish, në pushtet me PS-në, në zgjedhjet e 23 qershorit. E gjitha kjo është hedhur në formë alternative, për një garantim të votës së lirë dhe për një pranim të rezulattit zgjedhor, nga të gjitha forcat politike. Dhe kjo zgjidhje jep shpresë. Por nuk është çudi që edhe kjo skemë, apo procedurë të mbeten në sirtar si e paaplikueshme dhe më tej, zgjedhjet të vazhdojnë në bazë të ciklit të mosbesimit dhe mospranimit të rezultatit. Dhe atëhrë, do të presim zgjedhjet e ardhshme për të rinisur gjithçka nga e para..