Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, Basha: Të martën nisin protestat nga sheshi “Skënderbej”

464
Partia Demokratike fton qytetarët ti bashkohen protestës pa kthim për largimin e qeverisë që nis në orën 11:00 të 8 dhjetorit në sheshin “Skënderbej”
Lulzim Basha: Zgjidhja është krijimi i një qeveri teknike që do të përgatisë reformën zgjedhore, do të implementojë ligjin e dekriminalizimit dhe do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja. Nuk duam thejsht të largohen këta e të vijmë ne. Duam një zgjidhje për Shqipërinë në mes të së keqes që e ka mbërthyer . Kush do të vijë le ta vendosë populli me votë. Më 8 nis përballja popullore pa kthim për largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare. PD do I paraprijë kësaj përballjeje. Ftoj të gjithë shqiptarët të mblidhen në sheshin Skënderbej në orën 11:00 të martën më 8 dhjetor”.
Basha: Do votojmë kundër ndryshimeve në kod, Rama- Meta do rrëzojnë hetimin ndërkombëtar
Sa i takon seancës së sotme parlamentare Basha bëri të qartë votën kundër ndryshimeve në Kodin Penal që parashikon dënimin me burg, por paralajmëroi dhe rrëzimin nga maxhoranca të hetimit ndërkombëtar për marrëveshjen e CEZ
Lulzim Basha: ” Sot është moment sprove për Ramën e Metën. Ata kanë marrë hapa për të mbyllur gropën e madhe që kanë hapur me aferën CEZ, 600 milionë euro. Nga njëra anë do votojnë të mbyllin hetimin për veten e tyre dhe do të votojnë burgun për qytetarin që nuk merr kuponin për një kile kripë. Kjo është dyfytërësia, dhe padrejtësia. Do kundështojmë këtë ligj terrori në sipërmarrje.
Ne do ta kundërshtojmë sot në Kuvend me votat tona këtë ligj terrori ndaj sipërmarrjes. I bëjmë thirrje sipërmarësve dhe biznesit të vogël të bashkohen me ne të martën për të hedhur në kosh këtë ligj diktatorial dhe bashkë me të dhe hartuesit e tyre hajdutë.
Sigal