Qëndrimi i Holandës, Berisha: Nuk hapen negociatat me Edvinë Mafinë

109

Pas qëndrimit të qeverisë holandeze se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme, duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe ngritjen e SPAK, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se një tjetër zhvillim negativ në lidhje me negociatat për Shqipërinë, ndërsa shton se qëndrimi i Holandës është i njëjtë me atë të Bundestagut që ka vendosur 9 kushte për vendin tonë.

REAGIMI I BERISHËS
Zhvillim tjeter negativ per hapjen e negociatave me Shqiperine!
Qeveria e Mbreterise se Hollandes ne letren e saj derguar parlamentit sugjeron njelloj si Bundestagu gjerman:
-Po hapjes pa kushte te negociatave me Maqedonine e Veriut.
-Jo hapjes se negociatave me Shqiperine pa plotesimin e kushteve, ne radhe te pare
a-luftes kunder krimit te organizuar dhe

b-luftes kunder korrupsionit me rezultate kokrete!
Ky qendrim i Hollandes njelloj si qendrimi i Bundestagut qe vendosi 9 kushte ka ne baze mos plotesimin nga qeveria shqiptare te asnjerit prej kushteve te vendosura nga Keshilli i Ministrave te BE me 26 qershor te vitit 2018 ne Luksemburg.
Letra negative per Shqiperine qe dje qeveria hollandeze i dergoj parlamentit vjene vetem sa do perforcoje qendrimin negativ te ketij te fundit mbasi dy muaj me ky parlament ka miratuar rezolute jo vetem kunder hapjes se negociatave me Shqiperine por edhe per rikthimin e vizave per qytetaret shqiptar.
Si perfundim miq me Edvin Mafine negociata me Shqiperine nuk hapen!