Qendra e Ekselencës, Bushati “Koordinim projekteve diplomatike”

420
Sigal

TIRANE – Sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u inaugurua sot hapja e Qendrës së Ekselencës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konfirmoi hapjen e Qendrës së Ekselencës, e cila siç shprehet ministri, “do të koordinojë ekspertët e fushës së politikës së jashtme, për të siguruar vazhdueshmëri, vizion dhe stabilitet.”

ditmir bushati

Po ashtu Ministri Bushati thekson se tashmë Qendra e Ekselencës do të shërbejë si zyrë referimi për projektet e MPJ-së që do të zhvillohen në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë, në përfitim të interesave të përbashkëta.  

“Sot në MPJ u inaugurua Qendra e Ekselencës. Kjo njësi do të koordinoje ekspertët e fushës së politikës së jashtme, do të kontribuojë në zhvillimin e politikave, planeve strategjike të politikës së jashtme për të siguruar vazhdueshmëri, vizion dhe stabilitet. Qendra e Ekselencës do të shërbej si zyra e referimit për projektet që do të zhvillohen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe me organizatat rajonale e ndërkombëtare në përfitim të interesave të përbashkëta.” shkruan Nishani në rrjetet sociale.

ditmir bushati

ditmir bushati