Qëlloi Braçen me kartonin e votimit, Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë Flamur Nokën

574
Tensioni, debatet dhe të sharat pa limit kanë karakterizuar seancën e sotme plenare, e cila është ndërprerë për të tretën herë, duke sjellë edhe mbledhjen e Byrosë Kombëtare, e cila mori në shqyrtim kërkesat e dy grupeve parlamentare PS dhe PD dhe vendosi vetëm përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendit të deputetit Flamur Noka, ndërsa deputeti i PS, Erjon Braçe ka shpëtuar.
KERKESAT
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon ndëshkimin e deputetit Erjon Braçe, për të cilin thonë se ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj Sali Berishës dhe kërkojnë që ai të mos marrë pjesë në Kuvend për 10 ditë.
Ndërsa grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon ndëshkimin e deputetit Flamur Noka për shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit dhe kërkon përjashtimin e tij për 10 ditë.
Deri sa Byroja Kombëtare të marrë një vendim, seanca e Kuvendit nuk do vijojë.
Sigal