Pyetja e fierakes që vuri në siklet kryeministrin Rama

552
Nga Fieri ku nisi edhe konsultimet publike me qytetarët mbi buxhetin e ri të shtetit për 2018-ën, kreu i qeverisë, Edi Rama ka hasur pyetje dhe shqetësime të ndryshme nga ana e banorëve fierakë.
Pas fjalës së tij ku u shpreh se në këtë qytet nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël, ai degjoi kerkesen qe mesa duket e ka vene ne siklete. 
Vajza: Është diçka që ne e duam një park të madh për qytetin tonë.
Rama: Park të madh..
Vajza: Po park të madh, sepse të gjithë të rinjtë e qytetit kanë nevoje për të ushtruar aktivitete fizike. Duke qenë se ne jemi një nga qytete më të mëdha dhe të rëndësishme të Shqipërisë ne kemi nevojë për këtë park.

Rama: Më vjen mirë që e bërë këtë kërkesë por kjo është një kërkesë që duhet t’ia bëjmë kryetarit të bashkisë…
Vajza: Të dy së bashku…
Rama: Qeveria nuk bën parqe, ne ai kalojmë pyllin bashkisë dhe bashkia pastaj…
Sigal