Pyetet për Dakon ‘non grata’ nga SHBA, Rama: Qepeni gojën…

581
Sigal

Heshtja e Edi Ramës për vendimin e DASH, i cili e shpall mikun, bashkëpunëtorin dhe siç thotë kreu i opozitës Lulzim Basha ‘bankomatin e tij’, Vangish Dakon, ‘non grata’ për SHBA-të, flet shumë.

Madje ‘foli’ edhe ditën e djeshme, kur organizoi turpin e madh në Durrës, duke deleguar pikërisht Dakon ‘armik’ i SHBA, që ti japë së bashku e Spiropalin publikisht stafetën, kryetares së re të Bashkisë Durrës, me dy vendime kontradiktore gjykate.

Kurse ditën e sotme i është dhënë rasti që të komentojë në faqen e tij në FB, por shihni çfarë ka thënë.

‘Për Lasgushin e morëm vesh që do fluturojë, po për Vangjushin ke ndonjë koment që nuk fluturon dot?!’, shkruan një prej ndjekësve në postimin në Facebook të kryeministrit.

Dhe Edi Rama direkt i kthen përgjigje, por duke mos thënë asnjë gjë;

‘Jo kam një koment për ty si interist qe perderisa moret nje juventin t’ju nxjerre nga bataku, qepeni gojen dhe rrini urte e thoni Grazie Juve per çdo fitore’, shkruan Rama.

Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, theksonte se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Image