Pushohen apo veçohen hetimet për Saimir Tahirin nga Krimet e Rënda?! Arta MARKU humb provën e parë?!

577
Basir Çollaku

A është zgjatur afati i hetimit për Sajmir Tahirin me tre muaj nga Prokuroria për Krime të Rënda?! Për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Arman Koçerrin etj, që ishin bashkë të pandehur me Sajmir Tahirin, Krimet e Rënda kanë vendosur të zgjasin hetimin nga data 19 janar 2018 deri në 19 prill 2018. Thua të jenë pushuar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë grup të trafikut të drogës!? Në këtë vendim ku janë të pandehurit e tjerë emri i Tahirit mungon. Ndoshta është veçuar çështja, ose ka pasur kohë mjaftueshëm për ta sajdisur. Mund të kenë marrë vendim më vete dhe ia kanë njoftuar!!! Mundet?! Ndoshta surprizat hetimore janë për më vonë, apo do të ndryshojnë akuzat?! Diçka do ketë ndodhur… Nëse kjo është mbyllur me nxitim duke bërë zhurmë me drejtorë rrugësh, Prokurorja Arta Marku e humbi testin me besueshmërinë e detyrës së re. Tashmë, nëse letrat për Tahirin, siç dyshohet, janë qepur, Prokuroria është trysnuar për të bërë qoka.



Sigal