Punonjësi i policisë denoncon mashtrimin e radhës së Kryeministrit Rama

574

Një punonjës policie ka denoncuar mashtrimin e radhës së Ramës dhe vartësve të tij të bindur në Polici, që premtuan një rrogë shpërblim për punonjësit e policisë që marrin pjesën në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestave.

Punonjësi i policisë që kërkon të mbetet anonim shkruan se “efektivët e policisë të rolit bazë janë më të diskriminuarit në qeverinë Rama pasi punojnë jashtë orarit dhe NUK paguhen. Në protestën e 11 majit ky mashtruesi Rama u premtoj një rroge shpërblim punonjëseve të policisë që ishin të angazhuar me shërbim atë ditë por mashtruesi si gjithmone gënjeu nuk ua dha.”

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri  Berisha në profilin e tij në facebook që shkruan

“Punonjësi dixhital i policisë i dërgon mesazh Edvin Kristaq Mashtrimit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Ka rreth 7-8 muj që kanë vazhduar protestat në Unazën e Re, tek kryeministria, tek parlamenti, bulevardi i ri. Këto protesta kanë zbuluar shumë vjedhje të bëra nga qeveria Rama si ajo e Unazës së Re etj etj. Por çështja është këtu se Lek i ka paguar ato punonjës policie të rolit bazë të aktivizuar me shërbim jasht orarit dhe me orare të zgjatura. Punonjësit  e policisë të rolit bazë janë më të deskriminuarit në qeverinë Rama pasi punojnë jasht orarit dhe NUK paguhen. Zero Lek. Imagjino punonjësit e policisë që çdo ditë jasht orarit shkojnë në punë tek protesta e Unazës së Re dhe nuk paguhen.

Në protestën e 11 majit ky mashtrusi Rama u premtoi një rrogë shpërblimi punonjësve të policisë që ishin të angazhuar me shërbim atë ditë por mashtruesi si gjithmonë gënjeu nuk ua dha. I them Ramës burri ku përshtynë nuk lëpinë por ky mesa duket lëpinë dhe atë që nuk thuhet pasi dhe në fushatën e 2013 punonjësve të policisë u premtoi rrogën e 13 dhe këtë premtim nuk e mbajti. Nuk kemi më shpresë tek ky kryeministër më.

Dua tju them që shumë punonjës policie nuk janë aktiv pasi nuk paguhen dhe pse madhori i policisë Veliu ushtron presion që punonjësit e policisë të japin informacion për protesta dhe të bëjn raporte që të fusin sa më shumë protestues në burg. I them madhorit të Ramës (Veliut) që jepu atë që meritojnë punonjësve të policisë dhe lej presionet se para 10 ditësh the lajmin se firmosë shpërblimet por lesht dhe shpërblime. Shumë shpejt do shohësh dhe punonjësit e policisë kur të dalin në protestë dhe ti bashkohen protestuseve për shkak që në vend ti paguani i mbani me orë të zgjatura dhe i merni në punë nga pushimi dhe nuk i paguani dhe më keq akoma ushtroni dhe presion.