Punësimi, Rama: Shifrat nuk mjaftojnë për të qenë të kënaqur, por…

107
Kryeministri Edi Rama në një takim mbi nxitjen e punësimit, ridimensionimin e rolit të zyrave të punës pohoi se në këto 4 vite janë ofruar shumë programe punësimi.
Kreu i qeverisë tha se 190 subjekte kanë përfituar si dhe 60 mijë të papunë që kanë përfituar kurs falas.
Mes të tjerash ai shtoi se përtej mjegullës së pakënaqësie, e vetmja rrugë është që të vazhdohet puna.
“Shumë faleminderit për ata që erdhën në këtë aktivitet ka destinacione të tjera të vendit të punës. Kjo për të dëshmuar faktin se pavarësisht problematikës së papunësisë, pasqyrës së kësaj problematike që shpesh herë është e deformuar si pasojë e paragjykimeve, duke mos e refuzuar punën në sektorin privat. E vërteta është që në këtë fushëbetejë kemi rezultate inkurajuese. Rritja e numrit të njerëzve që sot jetojnë me punë dhe që në krahasim me numrin e njerëzve që jetonin me pune dhe ishin pjesë e borderosë së republikës, është rritje e pamohueshme. Në rast se i referohemi fakteve dhe jo kur opinionet tona i shesin si fakte. Reformat që kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultate edhe në këtë aspekt. Posaçërisht reforma e arsimit, duke i dhënë një shtysë të re arsimit profesional, ka dhënë frytet e saj. Refoma e shërbimit të shërbimit të punësimit të transformim ka nevojë që të thellohet dhe nuk ka dyshim se do të na sjell rezultate të reja. Por fakti është fakt, nëpërmjet zyrave të punës, falë Shërbimit Kombëtar të Punës, dhe falë një lidhje të re të këtij shërbimi dhe sipërmarrjes, ne numërojmë sot mbi 80 mijë njerëz që janë punësuar vetëm nëpërmjet kësaj lidhje. Janë 190 subjekte dhe shumë të papunë që kanë përfituar nga programet e nxitjes së punësimit në 4 vite janë 60 mijë të papunë që kanë përfituar kurs falas në një nga qendrat e shërbimit profesional. Këto janë të dhënat, por nuk mjaftojnë për të qenë të kënaqur, por mjaftojnë për të kuptuar se jemi në rrugën e mbarë. Përtej mjegullës së pakënaqësisë, të shtrembërimit, e vetmja rrugë është që të vazhdojmë punën.”, tha Rama.