Punësimi në administratë, konkurset në mes të gushtit

797
Sigal

TIRANË- Qeveria shqiptare, në mesin e muajit gusht do të hapë zyrtarisht, konkurset për rekrutimet në administratën publike, pas disa kohësh pezullimi. Njoftimi ka ardhur nga Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito. “Konkurset e reja do të hapen në mes të gushtit dhe do të zhvillohen sipas pozicioneve të lira”,– tha Harito. Harito, hodhi poshtë akuzat dhe pretendimet e opozitës për rreth 7000 punonjës të administratës të larguar nga puna, duke deklaruar e prerë, se zyrtarisht janë rreth 260 nëpunës civil të dalë në listë pritjeje, kryesisht për shkak të shkurtimeve në administratë.

Ministrja Harito, u ndal dhe tek debati i fundit për regjistrimin e numrit serial të aparateve celularë, ku i cilësoi deklaratat e opozitës si tymnajë dizinformuese. Sipas saj kodi IMEI, nuk përmban dhe nuk akseson ndërhyrjen në të dhënat personale të përdoruesit të aparatit.